2 878 505 libros electrónicos en 110 idiomas
¿No le conviene? No hay problema. Puedes devolver los artículos hasta 30 días
No se equivocará con un vale de regalo. El destinatario puede elegir cualquier producto de nuestra oferta.
Hasta 30 días para devoluciones
"Kambanat e së dielës" është një përmbledhje prej katër tregimesh të gjata, të ndarë secili në katër rrëfenja të tjera. Tregimet i lidh i njëjti personazh që rrëfen, në katër herë katër, kohë dhe ngjarje të ndryshme.
Personazhi kryesor i tregimeve është një femër që tregon në vetën e parë dhe rrjedha e ngjarjeve të përshkruara prej saj merr trajtat e një ditari intim, por gjithmonë në të katërt rrëfenjat i pranëvendoset elementi i kundërt mashkullor; shpesh herë jo i pranishëm si personazh konkret, por asnjëherë i munguar, i cili i shërben në një lojë ballafaqimi të pashmangshëm.
Personazhet e tregimeve shërbejnë për të shfaqur marrëdhëniet e ndërlikuara të shtetit me fenë në periudhën e diktaturës në Shqipëri, si edhe atë të kaosit të pakuptueshëm të post-diktaturës. Ngjarjet i shërbejnë kujtesës edhe përmes shtrirjes së rrëfimit në linjën dashurore.
Tregimi i fundit, "Muri i Berlinit dhe mure që s'kanë rëne" stilizon temën e marrëdhënieve multikulturore, si pjesë e pashmangshme e realitetit të sotëm për shqiptarët, pas lirive të fituara nga izolimi i gjatë gjysmëshekullor.
¡Hola! Soy Libroamiko, tu asesor de libros.
¿Cómo puedo ayudarte?